Regullore me Nr. 27 për Analizat e Tregut

Në mbështetje të neneve; nenit 3, neni 9, paragrafët 1) dhe 3), nenit 10, paragrafët 4) dhe 5), nenit 29, nenit 31, paragrafi 1), nenit 79, paragrafët 1) dhe 2), nenit 82, paragrafët 1) dhe 3) të Ligjit për Komunikime Elektronike Nr. 04/L-109 dhe nenit 20 të Rregullores së Brendshme (Ref. Nr.Prot.161/06), Bordi i ARKEP në mbledhjen e mbajtur më datë 27 Nëntor 2014 miratoi "Rregulloren për Analiza të Tregut".

Rregullorja për Analizate Tregut, përpara paraqitjes për shqyrtim përfundimtar dhe miratim pranë Bordit të Autoritetit, ka kaluar të gjitha procedurat e rregullta të këshillimit publik (Ref. Vendimin Nr. 522 për miratimin e procedurës së Këshillimit Publik; Nr. Prot. 025/B/14), në përputhje me nenin 82 të Ligjit dhe Udhëzuesit për Procedurat e Këshillimit me Publikun, të miratuar me Vendimin Nr. 149 (Ref. Nr. Prot. 064/B/11).

Kjo rregullore përcakton procedurat dhe principet bazë të procesit të përkufizimeve dhe  analizës së tregut, përcaktimin e ndërmarrjeve me FNT dhe imponimin e detyrimeve rregullatore ex-ante, për të zgjidhur problemet e identifikuara të konkurrencës.