Rregullore nr. 29. ’Standardet Teknike dhe organizative për Sigurinë dhe Integritetin e Rrjeteve dhe/ose Shërbimeve të Komunikimeve Elektronike’

Bordi në mbledhjen e 11-të me radhë të mbajtur me datë; 31 Tetor dhe 02 Nëntor 2016, pas shqyrtimit të materialit të përgatitur nga Njësia e KOS-CERT në bashkëpunim me Departamentin Ligjor (DL) dhe Departamenti e Komunikimeve Elektronike (DKE), me vendimin nr.896 (nr. Prot. 045/B/16) ka miratuar " Rregulloren mbi Standardet Teknike dhe organizative për Sigurinë dhe Integritetin e Rrjeteve dhe/ose Shërbimeve të Komunikimeve Elektronike". (nr. prot 046/B/16; nr. rregullores 29).

Qëllimi i kësaj rregulloreje është të definojë të drejtat dhe detyrimet e operatorëve që operojnë nën regjimin e Autorizimit të Përgjithshëm për ofrimin e rrjeteve dhe/ose shërbimeve publike të komunikimeve elektronike, si dhe definon standardet teknike të nevojshme për marrjen e masave në parandalimin dhe menaxhimin e incidenteve për të garantuar sigurinë, integritetin dhe funksionimin e rrjeteve dhe/ose shërbimeve të komunikimeve elektronike.