Të drejtat dhe interesat e shfrytëzuesve fundorë (Konsumatorëve)

Një prej obligimeve kryesore  të ARKEP të përcaktuar në Kapitulli X  të Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike është mbrojtja e të drejtave dhe interesave të shfrytëzuesve fundorë (konsumatorëve), të cilët përdorin shërbime të komunikimeve elektronike.

Ofruesit e shërbimeve dhe rrjeteve të komunikimeve elektronike publike, përveç tjerash duhet të:

-        Publikojnë, bëjnë transparente informatat për tarifat dhe çmimet e aplikuara;

-        Ofrojnë informata parapaguesve për tarifat e aplikuara për çfarëdo numri dhe shërbimi që ka të bëjë me kushte specifike të çmimeve;

-        Informojnë përdoruesit për çfarëdo ndryshimesh për qasje në shërbime emergjente dhe për vendndodhjen e thirrësit për shërbimet për të cilat janë parapaguar;

-        Informojnë përdoruesit për çfarëdo ndryshimi të kushteve që limitojnë qasje dhe/ose shfrytëzimin e shërbimeve dhe aplikacioneve, kur kushtëzimet e tilla lejohen me legjislacionin nacional;

-        Ofrojnë informata për çfarëdo procedure që ndërmerret nga ofruesi i shërbimeve për matje dhe menaxhim të trafikut për të shmangur ngarkesat, apo mbingarkesat e linkut dhe se si këto procedura mund të ndikojnë në kualitetin e shërbimit;

-        Informojnë përdoruesit për të drejtat për të vendosur për përfshirje, ose mospërfshirje të të dhënave personale në informatorët telefonikë dhe për llojin e të dhënave, për të cilat bëhet fjalë konform këtij ligji dhe legjislacionit të BE-së për mbrojtjen të të dhënave dhe privatësisë në komunikime elektronike.