Procedura e Ankimimit
Në Kapitulli X të Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike janë përcaktuar të drejtave dhe interesave të shfrytëzuesve fundorë (konsumatorëve), të cilët përdorin shërbime të komunikimeve elektronike.
Sipas nenit 66 paragrafi 2 i Ligjit, ofruesi i shërbimeve duhet të ekzaminojë të gjitha aplikacionet propozimet dhe ankesat që i pranon dhe kanë të bëjnë me shërbimet e komunikimeve elektronike të ofruara apo që pretendohet të ofrohen nga ai dhe të përgjigjet në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga data e pranimit.
Si të paraqitet ankesa pranë ofruesit tuaj të shërbimit?
- Nëse ju jeni të pakënaqur me shërbimin që u ofrohet, fillimisht duhet të kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit;
- Ankesat apo kundërshtimet ndaj një fature duhet të dorëzohen jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pas pranimit të tyre, ndërsa ankesat tjera duhet të dorëzohen jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë pas veprimit të ofruesit të shërbimeve apo heqjes së veprimit;
- Ankesa duhet të paraqitet me shkrim, duke shpjeguar në mënyrë të qartë problemin tuaj (specifikoni problemin tuaj si dhe përshkruani saktë se çfarë zgjidhje jeni duke kërkuar);
- Shkruani emrin dhe mbiemrin tuaj, adresën postare/e-mailin si dhe numrin e telefonit ku mund të kontaktoheni;
- Në ankesë gjithmonë shënoni emrat e përfaqësuesve të ofruesit të shërbimeve, me te cilët keni komunikuar si dhe datën dhe kohën e këtyre komunikimeve;
- Gjithmonë mbani një kopje të çdo komunikimi me shkrim që keni shkëmbyer me ofruesin e shërbimit;
- Ofruesi i shërbimeve do të përgjigjet lidhur me e ankesën apo kundërshtimin jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pas pranimit të saj.
Sipas nenit 72 paragrafi 1 i Ligjit për Komunikimet Elektronike, përcaktohet se, në rast të mosmarrëveshjeve në mes të ofruesit të shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe shfrytëzuesit fundorë ka të drejtë t'i drejtohet ARKEP për zgjidhje të mosmarrëveshjes para se çështja të shkojë në procedurë gjyqësore.
Si të parashtroni ankesë pranë ARKEP
- Në rast se nuk jeni të kënaqur me përgjigjen e dhënë nga ofruesi i shërbimeve, apo nuk pranoni fare përgjigje nga ofruesi i shërbimeve brenda periudhës 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh, përdoruesi fundorë (konsumatori) mund të parashtrojë ankesë në ARKEP brenda 30 tridhjetë ditëve të ardhshme;
- Në rast se përdoruesi fundorë parashtron ankesë në ARKEP, ofruesi i shërbimeve nuk do të ketë të drejtë që të shkyçë, apo të mos i ofrojë shërbime shfrytëzuesit deri në arritjen e një vendimi përfundimtar, me përjashtim të rasteve të parapara me Ligj;
- Ankesa mund të bëhet me shkrim dhe dorëzohet në ARKEP ose të dërgohet nëpërmjet postës elektronike në e-mail adresën konsumatori@arkep-rks.org. Nëse ankesa bëhet me shkrim një kopje i dërgohet ofruesit të shërbimeve;
- Pas pranimit të ankesës, ARKEP do të fillojë me shqyrtimin e ankesës brenda Departamentit të Komunikimeve Elektronike (DKE) dhe në rast nevoje do të kërkojë dokumentacione shtesës nga ankuesi dhe/ose nga ofruesi i shërbimeve.
- DKE brenda periudhës prej 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga dita e pranimit të ankesës, do të rekomandon Bordit të ARKEP lidhur me ankesën për shqyrtim marrjen e vendimit;
- Bordi pas shqyrtimit të rekomandimit të bërë nga DKE nxjerrë vendim me shkrim mbi refuzimin ose aprovimin e ankesën;
- ARKEP merr vendim lidhur me ankesën jo më larg se 4 (katër) muaj nga data e pranimit të ankesës, përveç në rastet kur nevojitet kohë më e gjatë e imponuar nga rrethanat e jashtëzakonshme (si p.sh. numri më i madh i dëshmive, rrethanat e komplikuara për zgjidhje të mosmarrëveshjes, etj.)
- Vendimi është përfundimtar dhe me të vendoset për të gjitha çështjet e ngritura gjatë zhvillimit të procedimit
- Vendimi do të lëshohet me shkrim dhe do të jetë detyrues për palët
- Vendimi mbetet në fuqi dhe është detyrues edhe nëse apelohet në gjykatë, përveç në rastet kur gjykata vendos ndryshe në pajtim me procedurat e përcaktuara me ligjet e aplikueshme;
- Palët e pakënaqura me vendimin e ARKEP mund të iniciojë konflikt administrativ në Gjykatën Kompetente, brenda tridhjetë (30) ditëve nga data e pranimit të Vendimit.