PLANI KOMBËTAR I SHPËRNDARJES DHE SHFRYTEZIMIT TË SPEKTRIT RADIOFREKUENCOR

Në bazë të nenit 65 (9) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 67 të Rregullores së Kuvendit në mbledhjen plenare të mbajtur me 23 Qershor 2011, pas shqyrtimit te projekt-planit kombëtar te shpërndarjes se spektrit radio-frekuencor bazuar në rekomandimin e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri, Legjislatura IV e Kuvendit, miratoi ‘Planin Kombëtar të Shpërndarjes së Spektrit Frekuencor‘.

Plani Kombëtar i shfrytezimit te Radio frekuncave është propozuar dhe sponsorizuar nga Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit dhe i njëjti përpilohet ne përmbushje te kërkesave ligjore te dala nga Ligji i Telekomunikacionit me qëllim që të siguroj përdorim efektiv dhe efikas të resurseve frekuencore të vendit tonë dhe si i tillë paraqet në formë të detajizuar tabelën e shpërndarjes dhe shfrytëzimit të spektrit frekuencor në brezin 9 kHz deri 275 GHz në Republikën e Kosovës.

Ref. Vendimi i Kuvendit, Nr. 04-V-93