Plani i Përdorimit të Radio Frekuencave

Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP) në referim të objektivave ligjore të parapara me Ligjin për Komunikime Elektronike, si dhe në funksion të planifikimit optimal teknik dhe ekonomik për dhënien në përdorim të radio frekuencave, ka miratuar "Planin e Përdorimit të Radio Frekuencave në Republikën e Kosovë".

Ky dokument ka për qëllim vendosjen e kushteve bazë për ndarjen dhe dhënien e frekuencave, me qëllim të përdorimit efektiv të spektrit të radio frekuencave dhe shmangien e interferencave, si dhe nxitjen e përdorimit efikas të frekuencave si një nga burimet e fundme, në mënyrë që procedurat dhe planet e përdorimit dhe shfrytëzimit të zbatohen në atë mënyrë që i sigurojnë dhe japin trajtim të barabartë të gjithë ofruesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike në dispozicion të publikut.