PLANI i Shperndarjes dhe Shfrytëzimit te Brezit Frekuencor 2 GHz per sherbime IMT-2000 dhe UMTS-

Bordi i Autoritetit me  Vendimin Nr. 978 Miratoi;  “Planin e Shpërndarjes dhe Shfrytëzimit të Brezit Frekuencor 1900 – 1920 MHz, 1920-1980/2110-2170 MHz dhe 2010 -2025 MHz për Shërbimet Mobile të Radio Komunikimeve UMTS/IMT -2000 dhe IMT e Avancuar”

Me këtë Plan përcaktohen shpërndarja e brezit të frekuencave 1900-1920 MHz, 2010–2025 MHz (TDD) dhe 1920-1980/2110-2170 MHz (FDD) dhe brezi  2010 -2025 MHz  per sistemet (TDD) për shërbimet mobile të radio komunikimit, mënyra e shfrytëzimit, detajet e hollësishme teknike, si dhe mënyra e ndarjes se radio frekuencave. Shfrytëzimi i këtij brezi për shërbimet mobile bazohet në dokumentet:

-          Plani Kombëtar i Shpërndarjes së Spektrit Frekuencore

-          Plani i përdorimit të Radio frekuencave në Republikën e Kosovës

-          Vendimi i ECC (06)01  ( ECC/Dec (06) 01

-          Vendimi (2012/688/EU) i Komisionit Evropian (EC Decision  2012/688/EU) dhe

 

-          Raporti 39 i CEPT (CEPT Report 39)