AUTORIZIMEVE INDIVIDUALE PER RADIOFREKUENCA LESHUAR NGA ARKEP PER PERIUDHEN KOHORE JANARI - DHJETOR, 2017

Ne dokumentin "Lista e Autorizimeve individuale te Radio Frekuencave"  te përgatitura nga Departamenti per Menaxhimin e Frekuencave ( DMF) dhe lëshuara nga ARKEP per periudhën kohore 1 Janar - 31 Dhjetor 2017 janë paraqitur 187 Autorizime Individuale per radio frekuenca te cilat ARKEP i ka lëshuar  dhe autorizuar përgjatë vitit  kalendarik 201.  Përmes këtyre Autorizimeve është  mundësuar e drejta  e shfrytëzimit te resurseve frekuencore sipas kushteve te parapara si per Operatorë komercial ashtu edhe per institucione shtetërore te sigurisë dhe  shoqata jo qeveritare.

Dhënia e te drejtës se  shfrytëzimit te radio frekuencave si resurse te  kufizuara nacional menaxhohet sipas përgjegjësive  dhe procedurave ligjore te përcaktuara me  Ligjit per Komunikime Elektronike (Nr. 04/L-109)  dhe Rregulloreve te nxjerra nga ARKEP si legjislacion sekondare. Ne respektim dhe zbatim te përgjegjësive dhe obligimeve  ligjore duke  siguruar menaxhim efikas dhe efektiv e resurseve frekuencore nga ana e njësive profesionale te Autoritetit, respektivisht Departamenti per Menaxhimin e Frekuencave dhe nga Bordi Drejtues i ARKEP, është arritur  synimi  dhe qellim i kërkuar dhe planifikuar,  duke   ju mundësuar  dhe lehtësuar  operatoreve dhe ofruesve te shërbimeve te ndryshme te komunikimeve elektronike  qe mbi bazën e shfrytëzimit te resurseve frekuencore,  te ofrojnë shërbime te ndryshme ne te mire te konsumatorëve dhe lehtësimeve ne  ushtrimin e veprimtarive te  caktuara te ndërmarrëseve ne mbare territorin e Kosovës .

Nga dokumenti i publikuar,  mund te merren informata per gjithë operatoret, ofruesit e shërbimeve dhe shfrytëzuesit e autorizuara qe janë te pajisur me Autorizime individual per shfrytëzim te radio frekuencave gjate vitit 2017 dhe  informacionet te tjera per brezet frekuencore ne te cilat ata i shfrytëzojnë resurset frekuencore përfshire  edhe qëllimin e shfrytëzimit te tyre.