Rregullore për Radio Stacionet,për të cilat nuk kërkohet Licensë për Radiofrekuenca

Bazuar në rekomandimin Evropian ERC/REC/70-03 për Radio Stacione për të cilat nuk kërkohet Licensë për Radiofrekuenca, ART ka  miratuar rregulloren  Nr.Prot. 48/1/10, e cila mundëson përdorimin e Radio Stacioneve për të cilat nuk kërkohet Licensë për Radiofrekuenca dhe përcaktimin e shërbimeve, kritereve teknike dhe formën e njoftimit për përdorimin e këtyre pajisjeve.

Kjo rregullore përcakton klasat e radio stacioneve për të cilat nuk kërkohet licensë për shfrytëzim të radio frekuencave dhe definon kushtet të cilat duhet të përmbushen nga një radio stacion në rastet e tilla.

Si pjesë përbërëse ka dy anekse:
 - Aneks I   percakton klasat e radio stacioneve për të cilat nuk kërkohet licensë për shfrytëzim të radio frekuencave, ndërsa
-  Aneks II - eshte formulari per njoftim.