Rregullore Nr.17 për Pagesat për shfrytëzimin e Radio Frekuencave

Në mbështetje të Ligjit për Komunikimet Elektronike dhe në përputhje me dispozitat e rregullores së brendshme të Autoritetit Rregullativ për Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), konform procedurave të rregullta Bordi Drejtues i ARKEP-it miratoi 'Rregulloren e Pagesave për Shfrytëzimin e Radio Frekuencave' (Ref. Nr. 082/B/11), e cila e shfuqizon 'Rregulloren për Tarifimin e Spektrit Frekuencor' (Nr. 95/1/10).

Qëllimi i kësaj rregulloreje është përcaktimi i pagesave të rregullta vjetore për shfrytëzimin e radio frekuencave të spektrit radio frekuencor që menaxhohet si resurs i fundmë nga ARKEP dhe kjo rregullore mbulon me tarifa të gjitha brezet frekuencore për shërbimet aktuale në shfrytëzim dhe atyre potenciale që do mund të kërkohen dhe hapen për shërbime nga ana e autoritetit në të ardhmen.

 

 

Emërtimi i dokumentit

Nr. Ref

Data

Statusi

1

Rregullore për Pagesat për shfrytëzimin e Radio Frekuencave

082/B/11

20/12/2012

Në fuqi

2

Rregullore për Tarifimin e Spektrit Frekuencor

95/1/10

25/10/2010

E shfuqizuar me Rreg. Nr. 082/B/11

Shkarko dokumentin