Analiza e Trafikut ndërkombëtar në ardhje

Departamenti i Telekomunikacionit sipas kërkesës  me referencë PPN.nr.1665/12 të ardhur për interpretim nga Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit, ndërlidhur me analizimin e trafikut ndërkombëtar në ardhje (incoming traficc) paraqet për vëmendje të palëve të interesit dokumentin e bashkangjitur i cili e përshkruan në mënyrë të detajuar masat që Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit (ART) ka ndërmarr ndërlidhur me para-ndalimin dhe luftimin e dukurive të ofrimit të shërbimeve të pa-autorizuara si devijimi i trafikut, përgjegjësit që ka ART në këtë proces si dhe paraqet një vështrim të përmbledhur me konkluzione të analizës së trafikut ndërkombëtar në ardhje (incoming), bazuar në të dhënat e analizuara të pranuara nga operatoret/ofruesit e shërbimeve telekomunikuese në kuadër të raportimeve të rregullta tremujore pranë ART-së.

Pas analizimit te indikatorëve kryesor, respektivisht analizës së trafikut të origjinuar dhe terminuar, me theks të posaçëm trafikut ndërkombëtar në ardhje si dhe trafikut on-net në minuta dhe të ardhurat për periudha të ndryshme kohore, ART ka dal me konkluzionet respektive si te paraqitura në dokument.