Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi në mes të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) dhe Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM)

Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare ( ARKEP) në bashkëpunim me Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) kanë nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi.

Memorandumi u nënshkrua nga  z. Nazim Rahimi - Kryetar i ARKEP dhe z. Xhevat Latifi - Kryetar i KPM.

Me këtë rast, përfaqësuesit e dy institucioneve u shprehen të kënaqur me arritjen e kësaj marrëveshjeje, si dhe u zotuan në arritjen e qëllimeve e objektivave të memorandumit.

Memorandumi ka për qëllim përcaktimin e modaliteteve, instrumenteve  dhe mënyrave të bashkëpunimit në mes të palëve nënshkruese, me qëllim të zhvillimit të aktiviteteve në fushat respektive që i rregullojnë palët nënshkruese.

Ky Memorandum synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet palëve në funksion të menaxhimit efektiv dhe efikas të resurseve të kufizuara të spektrit frekuencore, aplikimit të neutralitetit teknologjik, sigurimit të kushteve për një konkurrencë efektive dhe mbrojtjes së të drejtave të konsumatorit. Koordinimi i angazhimeve ndërinstitucionale si dhe angazhimeve dhe përpjekjeve të resurseve teknike dhe njerëzore në rastet kur mandatet dhe aktivitetet e Palëve ndërlidhen në zbatim të dispozitave ligjore përkatëse.

Palët u dakorduan që varësisht nga zhvillimet teknologjike dhe direktivat ndërkombëtare për menaxhimin e spektrit frekuencore të shprehet vullneti dhe gatishmëria e të dy institucioneve me qëllim të të koordinimit dhe harmonizimit të radio frekuencave që kanë të bëjnë me brezet frekuencore të dedikuar për shërbime të përbashkëta Radio difuzive dhe Mobile në përputhje me Planin Kombëtar të Radio frekuencave dhe dokumentet e institucioneve ndërkombëtare për  shfrytëzimin e radio frekuencave.

Memorandumi paraqet një fryme pozitive, progresive dhe te mirëbesimit te ndërsjellët  te bashkëpunimit institucional në  shërbim te konsumatorëve,  shfrytëzues te shërbimeve et komunikimeve elektronike por edhe një shembull i shtetëror te koordinimit reciprok institucional duke mos tejkaluar dispozitat përkatëse ligjore mbi të cilat Palët mbështesin ushtrimin e funksioneve dhe kompetencave e tyre

Çështje te rëndësishëm te përfshira ne  këtë memorandum janë edhe lirim i brezit 800 MHz (790- 862 MHz)  nga TV transmetuesit Radio difuzive dhe mundësia e shfrytëzimit tani te këtij  brezi  ne shërbime te Lëvizshme  ( mobile) brezgjëra si proces i  respektimit  dhe orientimi ne zbatimin e Vendimeve dhe rekomandimeve me te reja  te institucioneve Evropiane ECC/CEPT dhe ETSI ne fushën e radio komunikimeve te shërbime Mobile. 

Përmes këtij memorandumi u palët u zotuan te Bashkëpunojnë ngushtë në identifikimin dhe eliminimin e interferencave në rast të shfaqjes së tyre nga operatorët e autorizuar nga institucionet tona.